“ME KETA KAPIDANA JEMI NA E VETEM KETA NJOFIM NA” – KAPIDAN NDUE GJON MARKU

29 shtator 1914!

Aso vjetesh mbahej mend fitorja e gjuhes shqipe per fat te heroizmit te mirditasve ne Kryengritjen e Durresit, leterkembimet e Mustafa Krujes e Preng Pashes, ishin te fresketa heroizmat e ushtrise Mirditase veshur me kostum kombetar e me ne krye kapidan Marka Gjonin. Dera e Gjomarkajve i ruante gjithmone fisheket e pushkes se gezimit edhe sepse Mirdita kishte nevoje me shume se kurre per djepin plot e djem te rrall.

Me 29 shtator 1914 lindi nji nga kapidanat me fisnik te shekullit te vone.

Ndue Gjon Markagjoni.

U rrit e hodhi shtat ne flladin e Oroshit duke pare si ustallaret gdhendnin qosharet e dyerve te Sarajeve, aty ku varej pushka e dyerve te Sarajeve, aty ku varej pushka e ndizej zjarri per miqt e mirdites, aty ku thuhej fjala e mbahej fjala, aty ku veç Mirdite kishte e per Mirditen flitej, aty ku su vajtua as vete Kapidan Gjoni, as Marku, as Lleshi, as Deda, as Nikolla e as vete Kapidan Noi sepse Mirdites i kishte ndodhur xhama e djemt e Kapidanit u vrane e vdiqen larg trojeve prej ksaj mizorie komuniste.

Ndue Gjon Gjomarkajn si nji pinioll nder me te zgjuarit e kohes por edhe shkolluar e mori me vete i ati, Kapidan Gjoni ne Mergim. Fillesat e jeteses se tij jasht atdheut dhe larg Mirdites, nen plaget e vrasjes te pabese te vllazenve Mark e Llesh, internimit te nanes se tij me vajzat dhe djemte te vegjel, Deden dhe Nikoll, ishin fillesa te veshtira por plot fryme e patriotizem.

Ndue Gjon Gjomarkaj u be shpejt i degjuar e shpejt i doli zani nder patriote sepse bashke me te atin, Kapidan Gjon Marka Gjoni, me 1946, ne nji tryez plot me patriote e atdhetare nder te cillet ishte edhe Ernest Koliqi, formuan Bllokun Kombetar Indipendent.

Blloku Kombetar Indipendent u be shpejt zeri i mbare shqiptareve antikomuniste ne Mergim.

Kapidani e nxori zanin e Oroshit per se dyti here ne mbare boten.

Kapidan Ndue Gjomarkaj ka punuar gjith jeten e tij ne te mir te Mirdites e po e them se Kapidan Ndue Gjon Gjomarkaj ka qene zemreku i Mirdites, vazhdimesia e Lleshit te Zi, vazhdimesia e Bib Dodes e e Preng Pashes, vazhdimesia e Kapidan Marka Gjonit, vazhdimesia e Kapidan Mark Gjomarkajt, vazhdimesia e Kapidanit Gjon Marka Gjoni dhe pershkruesi te te gjitha koherave.

Esht e vertet qe vetem pak dihet per Kapidan Ndue Gjon Gjomarkajn sepse ardhja e Demokracise nuk solli ne krye te situatave politike njerez te paimplementuar me komunizmin e te paret mergimtar qe renden ne dheun e djegur nuk ishin aq te sinqerte me historine. Nje nder ta ka qene edhe i vetequajturi Ndue Pjeter Gjomarkaj i cili ne fakt quhej Ndue Pjeter Preng Kola, i cili ne te parat vite te demokracis hapi nje fushate te gjere lobimi pa dijeni te Kapidanit duke promovuar nje shoqate fantazme te quajtur “Heroizma Shqiptare” kekoi ti futej ne gjak politikes si pinioll i rreme nen ombrellen e Gjomarkajve ashtu sikur edhe ndodhi.

Prova per keto ngjarje te cilat kishin ndodhur edhe me pare ne mergim eshte gjetur dhe vete Kapidan Ndue Gjon Gjomarkaj i paska shkruar Ndue Pjeter Preng Koles qysh ne vitin 1973 se nuk duhet tjetersuar Historia e Mirdites e se nuk duhej hedhur balte mbi historine duke nxjerre herojn fallco e trashegues fallco te deres se Gjomarkajve.

Ja ku e kemi proven. Po e botojme.

Por Mirdites i humbem 30 vjet nga vjetet e saja pa e kuptuar se Mirditen e paskan genjyer per se dyt.

Le ta besojme tash mbas 80 vitesh tundim, lufte e heroizem antikomunist se Mirdites, Dera e Gjomarkut nuk i ka dhene vetem trupat e luftetareve ne front por i ka dhene nji Kapidan te rralle e patriot, te drejte e historian, te urte e dinjitoz dhe ai quhej, quhet e do te quhet Kapidan Ndue Gjon Marka Gjoni, themelues i Bllokut Kombetar Indipendent bashk me Ajken e ne krye te Ajkes Shqiptare ne Amerike.

Jezu-Krishti te paste ne Preher, kapidani i rralle.

Yti kusheri i njate
Artan Lleshi Gjomarkaj

MIRDITE nga ajo Mirdite per te cillen vuajte !

klikoni mbi imazhin më poshtë ose këtu

Bianca M. Gjomarkaj

Posted on September 29, 2021, in Welcome and tagged , , , , . Bookmark the permalink. Leave a comment.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: