Kulla e Rezistencës Familja Markagjoni një Dinasti Shqiptare nga Bianca Maria Gjomarkaj

Kulla e Rezistencës Familja Markagjoni një Dinasti Shqiptare nga Bianca Maria Gjomarkaj

Në periudhën para dhe pas shkatërrimit të Shqipërisë nga regjimi komunist, që ka ndodhur mes viteve 1944 dhe 1991, familja Marka Gjoni ishte dega më e rëndësishme e Shtëpisë Gjomarku. Autorja rrëfen histori mbijetese dhe vdekjeje përmes ngjarjeve historike, kujtimeve personale, fotografive dhe dokumenteve që dëshmojnë vrasjet, arrestimet, burgosjet  dhe arratisjen ndërkohë që komunistët kërkonin të shkurajonin dhe shkatërronin shpirtin e familjes.

Mes gjërave të humbura mund të përmenden toka, shtëpitë, sendet me vlerë, lirinë dhe në disa raste edhe vetë jetët e tyre. Regjimi i ka fshirë nga librat e historisë shqiptare dhe pak gjë është bërë për të ndrequr apo paraqitur një histori më të vërtetë të furisë vrastare komuniste në Shqipëri. 

Bianca Maria Gjomarkaj, mbesa e Gjon Marka Gjonit, Kapidanit të Mirditës, na dhuron një njohje të thellë mbi emocionet dhe mbi ngjarjet më të rëndësishme të anëtarëve të familjes. Ata që kanë mbijetuar, ja kanë dalë me dinjitet dhe nder, duke çuar në mendje kush dhe çfarë përfaqësonin. Komunistët shqiptar i kanë nënshtruar turpërimit, abuzimeve dhe shtrëngesave, e megjithatë ata kanë rezistuar. Ky libër rrëfen shtegtimin e jetës së tyre.

Mbesa e Kapidan Gjon Marka Gjonit, vajza e Kapidan Ndue Gjon Markut, Bianca Maria Gjomarkaj, përshkruan historinë e familjes legjendare të Shqipërisë së Veriut.

Është një libër me 292 faqe me kopertinë të fortë që përfshin mbi 200 fotografi të cilësisë së mirë publike dhe personale.

Kushdo që lexojë këtë libër, i cili është tregimi i parë gjithëpërfshirës i shkruar ndonjëherë për jetën e Kapidan Marka Gjonit dhe vuajtjet gjatë komunizmit 1944-1991 të birit të tij Kapidan Gjon dhe djemtë e tij Mark, Llesh, Ndue, Dedë dhe Nikollë, vajzat Marta dhe Bardha, mbesat Kristina dhe Celestinë dhe nipi Gjon.

Autori ka pasur privilegjin të takojë shumë miq të Kapidan Gjonit në Romë dhe ka kujtime personale për disa prej tyre, gjë që ia shton vlerën librit.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë për këtë familje, libri mund të porositet direkt nga autori. Ju lutemi plotësoni formularin e mëposhtëm për t’u kontaktuar.

Çmimi është 2.000 lekë (Shqipëri) ose 20 euro (Kosovë) ndërsa transporti është falas.

Libri do të dërgohet me postë përmes GED Global. Zyra do t’ju kontaktojë kur të mbërrijë dhe do t’ju informojë se ku ta merrni. Ju do të paguani për librin kur ta merrni.

Kontakt

Për të blerë versionin shqip nëse jeni jashtë Shqipërisë klikoni në linkun e mëposhtëm ose foto.

Available on Lulu

“Kulla e Rezistencës” tashmë gjendet në Librarinë Françeskane në pedonale në Shkodër!

Leave a comment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.