DALJE ME BABEN PREJ SHQIPNJIE

Nga Kapidan Ndue Gjon Marku

Une gysh ne fillim te qershorit 1944 e deri ne fund te tetorit pata qindrue ne Mirdite tue lufte kundra brigata komuniste qi po na mesyjshin prej te kater anevet (Mat, Lure e Lume). N’ata mueje, jemi perjeke me brigatat komuniste tue i vra e tue i sakatue, por edhe na tue lane te dekun e te plagosun. Ma ne fund, shumica e tyne numerike dhe e armatosun mire na shtemgoi me u terhjeke ne zona ma te pershtatshme.

Ne fund, me 20 tetor, na vethuen ne Shpal. Per tre dite e tre nete qindruem sulmeve te brigatavet komuniste. Ka qene nji lufte e ashper por vendosmenija e luftaret tone ka qene mrekullisht e shkelgyeshme. Aty jemi dermue por, komunistat kane pase humbje te medha.

Tue pa se nuk mund qindrojshim ma, jemi terbjeke ne drejtim te kodravet te Simonit por u dote me kallzue lumin “Fandi i Madh” qi ishte shtue teper prej shinavet.

Po mos te kishin qene pshqeshasit qi na nexoren pertej, na qi s’dyshim notin, e un me ta, do te mbeteshin ne breg te lumit e me kerkue ndonji shtek per te dale Kah Gziqi e me kalue “Fandin e Vogel” per te kape Thkellen e atje me qindue ne malt. Pertej lumi “Fandi i Madh” jemi mbledhe dhe kemi vazhdue rugen per Shkoder. Mendimi em ishte me dale prap ne Mirdite e me vazhdue luften me ato forca qi na kishin mbete besnike dhe do te qindrojshim per mrekulli. Mirepo, Marku kishte pase caktue plane tjera e une mbeta ne Shkoder.

Marku kishte pase vendose qi baba dhe un t’a lejshim Shqypnin e te delshin ne prendim. Mue s’me kishte kallue, ndoshta prej friget se un nuk to t’i ndigjojshem.

Ne rame te 26 nandorit 1944 kemi lane Shkoder per ne Kastrati. Kam shkue ne Tuz e atje jam bashkue me baben. Prej Tuzi ka fillue Odiseja e jone.

Per te gjate Jugoslavise ne kambe e nen bombardime te vazhdue te aleatvet tue un ndale here ne nji vend here ne nji tjeter per te pushue. Mbas nji jave kemi mbrrijte Jabllan ku kim qendrue pak dite. Aty na asht ra shoferi Llazia Kolashin ku kemi kremtue Kshmellat e Vjetin e Ri 1945. Prej aty, gjithnji ne kambe, kemi vazhdue udhetimin per ne Visegrad. Diten ecshim, por ne nji shej kohe, u strukshim neper kepat e malit me u mbrojte prej bombardimavet t’aleatve. Persa mbarote inkursjoni vazhdojshin rrugen. Ne dy anet e rruges shifshim makina te djeguna e ushtare gjermane te vrane. Me buke e pa buke ecshim pa u ndale. Naten e kolojshim ne ndonji ksolle t’abandonueme. Dimni ishte i madh e bora gjithkah. Friga eme ishte shendeti i babes, por per madhmine e te Madhi Zot, nuk u semue as nji here bile, qindrote ma teper se un.

Kah fillimi i frorit kemi mbrryte ne Visegrad. Ne Visegrad u formote treni per Sarajeve. Treni, natyrisht, ishte ne dore te komandes gjermane ecilla nuk prandote fort kollaj civila. Tue mos pase shtek tjeter pse, malet e Bosnjes nuk mund t’i kalojshin gjalle, i u drejtuem komandes gjermane per ndime e d.m.th. me na lejne te merrshim trenin qi shkote direkt per Sarajeve.

Ne fillim gjenerali gjerman na priti me turi por mbas inzistineve te mija me argomenta te drejta u zbut. Thirri nji oficer qi kishte nen kontroll stacionin e trenit dhe i dha urdhen t’u futshim mbrende. Oficeri tha se stacjoni asht i mbyllun e ne qoftese na vendoseshim me hi mbrende, edhe ne rase bombardimi, s’mbujshim me dale. Un i a spiegova baba cashtjen e ai, mbasi mendoi per nji cast, me tha: “Deri me tash na ka pri fati, edhe ket here do te na nxjerri prej rrezikut; futemi”, me tha. E ashtu bame. Per fat e tone at dite nuk u duk asnji aeroplan i aleatve dhe ne ndisem me tren per Sarajeve.

Treni ishte te zbluem e na te ngjeshun me njani tjetrin si fysheket ne vezme. Treni, tue i u ngjite perpjetjes se malit u ndal dhe filloi me shkue mbrapshte teposhte. Un qi ishem me te mashte te vagonit shkova te poshte nji prrue kund 200 metra poshte. N’at moment mendova se marrem, por gjermante me nji here i ngjiten trenit nji lokomotive tjeter ecilla, me ndimen e se pares e cuen ne maje te maleve te Sarajevse.

Ne mal te Sarajeves na xuni shiu e bora. Natyrisht, si thashe ma malt, vagonat ishin te zbluem e pravedej taue “ai shi e aio bore” binte mbi ne. Te lagun e te bame ye prej shiut e bores dhe te ftofit kishte fillue me na hi per palembas nji jave kemi mbrrjte ne Sarajeve. Ne Sarajeve kemi qindrue dhete dite. Aty e kemi marre vetem pse u ushqyem mire. Prej Sarajeve jemi ndise me tren per Zagreb. Edhe ne Zagreb kemi qindrue nja dhete dite. Aty vendosem me un ndisen per Vjene, mire po edhe ne Zagreb stacjoni i trenit ishte ne dore te gjermanvet te cillet e kishin mbylle e s’lejshin kend me hi mbrende vetem me leje. N’u desht me shkue ne komanden gjermane me e lute te ma epte lejen me marre trenin. Edhe ketu me punoj fati, pse, me nji here komanda gjermane telefonoi rojes se stacjonit tue i dhane urdhen te na lete me kalue, dhe ashtu u ba. Prej Zagrebit, mbas tri ditesh kemi mbrrijte ne Vjene.

Ne Vjene u vendosem ne nji hotel afer stacjonit te trenit ne jug te qytetit. Bombardimet vazhdojshin cdo dite. Mue m’u dote me dale e me shkue me ble ushqim e shpesh here me xete bombardimi larg baba e per te ishem teper i preokupuem. Fille mbas bombardimevet kethejshem e shkojshem te baba. Nji dite bombardohet zona ku ishim na. U shterngueme me ra poshte e me u fute ne podrum te hotelit. Baba, here mbas here, delte ne korridor me pi duhan. Kuer qe, nji bume e madhe ra mbi hotel, por per fat tonin nuk ra ne boshllekun e ashensorit se do te kishte mbrrijte deri te na e ndoshta do te ma kishte mbyte te gjithve, por ka ra drejt ne korridor qi dane odat. Korridori tane cemento, kund gadi nji meter i trash. Bumja ka shperthye pullazin, te parin kat te dytin e te tretin. Natyrisht, ashensori s’punote ma. Oda jone ishte zhgatrrrue e ato pak placka qi kishin per t’u ndrrue, maruene. Por fati na ndimoj pse stacjoni i trenit kishte peshtue. E pamie se ne qindrue ma teper ne Vjen ishte rrezik jete prandej u ndisem per Insbruck.

Mendimi yne ishte me kalue n’Itali ku mund gjeshim strehim. Per ne kalue n’itali, rruga kryesore e trenavet asht Brenero, por ajo ane kishte bombardime i vazhdueshme. Shum shqiptare qi kane marre at rruge kane lane kryete. Un mora nji rruge tjeter qi quhet Passo di Resia e qi asht kund nje mije e metra nalt e shtate kilometra larg kufimi te svicers. Per me marre at rruge e ne kalue n’Itiali u dote makine qi na s’e kishim. Na u desht me priti derisa te vijte ndonji makine ushtarake qi shkote per Itali e te na merrte. Mbas shum oresh qi po pritshim i a mbrrini nji makina ushtarake. I dola perpara dhe i u luta te na merr. Na moren pa fjale. Un ndisem naten. Mbrrijtem ne maje te malit ne kufi me Itali. U ndalem per kontroll te rojes kufimit ecilla s’ma bani fjale. Prej aty shifshim anene e Sviceres tane drite kurse n’anen e Itali ishte terr. Te nesermen ne mengjes kemi mbrrijte ne Merano kah fundi i marsit 1945.

Merano ishte deklarue qytet i hapet pse konsiderue qytet spitalesh. Ne Merano kemi qindrue deri kah mjedisi i sherqor. Ne kapitulimin e Gjermanis, ne Merano i a mbrrijten amerikanet. Me ardhjen e tyne mue me hini friga e dorezimit te baba qeveris komouniste te Shqipnis. Natyrisht na e kishin vendose mos me u dorezue gjalle. Kam fundit qershor 1945 prej Merano jemi per Rome. Edhe ne Rome, friga e dorezimit ishte e madhe pse ende s’ishte stabilizue gjendja n’itali. Ne kete atmosphere te zymte jetojshim.

Un, me policine italnjave gjeta nji nenpunes te nalt qi kishte qene ne Shqipni icilli kishte njofte baben dhe Markun. Aj me siguroj tue me thane se: “Rrini te qete se ne nji rase te tille ju lajmoj me nji here dhe ju siguroj nji vend te sigurte.” Kjo ishte nji garanci per ne, por si thote nji proverb i vjeter: ulu ne bythe se nuk te han qeni, e na rrijshin nder grepa. Kjo gjendje ka vazhdue dersa u formue qeverija e pare me De Gasperi kryeminister. Prej ksaj kohe jetueme lirisht por jetesa ishte teper e veshtire pse kishin fillue me na mungue ato pak mjete financiare qi kishte baba me vete.

Ne Itali ishte grumbullue shumica e shqiptarevet mija vetesh. Aleatet edhe me ndimen e italis, formuene kampin e asistences per profuget shqiptare ne Reggio Emilia. N’at kamp kane strehue mija shqiptaresh. Une dhe baba s’kemi shkue atje edhepse nik dojshem me e per perzije baba n’at kallabllek eterogjen.

Ne njoftuninat t’ona miq italiane te Ministrise se Jashtme qi njifshin baben qyshe prej vjetit 1930 kuer pat shkue ne Rome me cue Markun ne shkolle Collegio Mondragone, qeverija italnjane na dhe nji ndime muejore. Nuk ishte e mjafte per jetese, por na peshtoj.

Kah fundi i vjetit 1945, rame ne kontake me miqt tone shqiptare. Prej ksaj kohe fillon veprimtarija jone politike (Bloku Kombetar Independent).

Baba gjithmone ka qene mire me shndet. Asnji here nuk asht semure vetem ne 1964 kur e kapi kanceri ne fyt. Vjetin e pare te semundjes e ka kalue ne spitalit e ne shpi. U duket mjaft mire dhe m’epte shprese se do t’i qindrote asaj semundje. Por kanceri filloi me i u perhape kah fyti aq sa s’e lete me marre fryme. U shterngova me e shtrue ne nji nder spitale te specializueme te Rome. Profesori kirurg primari stiplit kuer e vizitoi, me tha se duhet me e ba me nji here operacjon ne fyt dhe me tha me i shpue fytin e me i aplikue nji tub qi te lidhet me gabzherrin e fyt. Me at tub ne fyt, baba merrte fryme lirisht. U duk se u negjalle.

Mire po, kanceri filloi me i u perhape kah stomaku dhe i a mbylli pertypjen e ushqimit. Profesori kirurg, qi e vizitote per dite, me tha se duhet me i ba nji operacjon ne stomak e aty me i aplikue nji tub per t’a ushqye prej se jashtmi dhe me tha me nji pompe plot ushqim. S’pata si me i a ba ndryshei vecse me ndjeke keshillin e mjekut e ate me e auktorizue per operacjon. Prej kendej, per 18 muje ka qene i shtrueme ne spital pse u lypshin mjekimet e perditeshme me infermjerate specializueme. Une, per cdo dite, shkojshem ne spital e rryshem te tane diten me te. Duhanim vec e pite e un s’ia pata ndalue aspak. Ma ne fund, semundja e bani te veten dhe me 28 prill 1966 dha shpirt. Por, edhe pse, nji rase aq te dhimbesheme per mue, pata fatin me i u gjete prane e me doren t’eme me i a mbylle syte dhe me e puthe per te mbramen here. Ne vorret e Rome, Cimitero Verano, i kam godie vorrin me fotografie. Me deken e babes m’u duk se m’u shem bota. Grueja eme, Maria Teresa, te cillen e dote aq fort, i ka ba aq hyzmet sa qi besoj as Marta e Bardhja s’do t’i kishin ba aq sherbim.

Un si i huej, emigrant politik, nuk gjejshem pune ne Itali. Maria Teresa ishte vajze e vetme, i kishte vlla as moter, po sa kishte baben e nanen gjalle, kishte nji jetese mjaft te mire. Me vdekjen e babes e te nanes se saj te dy me kancer e tue shpenzue teper me doktora mbas vdeke se tyen e spitale, gjendja e saj ekonomike filloj me u ngushtue edhe pse na u shumuem e u bane gjashte vete.

E kjo ka qene arsyeja qi vendosem me ardhe n’Amerike, ku vellai im i vogel Nikoll jetonte me gruan dhe tre femijet e tij.

Keshtu filluem me jetue disi.

Nga ditari privat i Kapidan Ndue Gjon Marku.

Posted on October 14, 2021, in Welcome and tagged , , , , . Bookmark the permalink. Leave a comment.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: