KUMTESE E THJESHTE NE 134 VJETORIN E LINDJES SE KAPIDANIT TE MIRDITES GJON MARKA GJONI

28 gusht 1888 – 28 gusht 2022

Kumtese e thjeshte ne 134 vjetorin e lindjes se Kapidanit te Mirdites Gjon Marka Gjoni. Te dashtun lexues te ktij shkrimi te thjeshte perkujtimor.

Pergjate perpjekjeve te mia njerzore per ti sherbye sadopak gjakut tem, deres ku kam lindun dhe mbar dyerve qe kan te tilla histori, pergjate rruges teme te dashnise per Mirditen dhe honet e saja plot histori, pergjate perpjekjeve te mia po njerzore per te hulumtue mbi te gjitha shkrimet e ndalueme prej regjimit totalitar komunist, qysh vitesh perballe shtanges se shtetit shqiptar per tua mohue per se dyt mirditasve historine e tyne, mora akt nga gjuha e dlirte e Koliqit nder shkrimet e tija,e po ju sjell nder votrat tuaja  nje pjes te shenimeve te Ernest Koliqit ne rastin e kalimit ne amshim te kapidanit te Mirdites Gjon Marka Gjoni me 26 prill 1966.

Per faktin se data 28 gusht i perket pervjetorit te 134 te lindjes se Kapidanit legjendar, Gjon Marka Gjoni, ne po i sjellim sot kto shenime ne publik ne formen e nji premtimi dhe kontrate me Popullin e Mirdites duke shtue se as motit e as sot e ne ardhmeri, Dera trasheguese e Kapidanit te Mirdites kurr nuk do ti mungoje treves se saj plot histori te vyer, Dera e Kapidanit te Mirdites edhe sot e ktij moti shpreh mirenjohje per te gjithe ata patriote qe u gjenden ne dit te keqe pran Kapidaneve, shpreh mirenjohe per te gjitha ato dyer fisnike te cilat jovetem mbeten ne kujtesen tone e per faktin e te shumtave telegrame ngushellimi per kalimin ne amshim te Kapidan Gjonit nga te gjitha anet e Evropes, por arsyen se edhe sot e ksaj dite piniollet e denje te dyerve shqiptare qendrojne si fortese krah nesh, ne kerkim qe bashkarisht tu japim kuptim koheve ne te cillat luftohej per atdhe e komb, koheve ku ne frontet ma te veshtira vete fisniket ngrinin flamurin e fitores ose te kalimit ne amshim por kurr nuk e ngriten flamurin e bardhe te dorezimit.

Lexues te dashtun. Pranomini fjalet e rreshtat qe po ju shkruaj si nji bisede ne sofer e jo si roman. Ju lutem merrni akt nga sa shkruan Koliqi i madh e mendoni se pse Mirdites Tone ja mohoi regjimi komunist kto rreshta e kujtese.

Mirditas te dashtun. Ne ato fjale Ernest Koliqit lartesohet çdo bajrak i Mirdites, lartesohet cdo dere, çdo kulle qe bashkepunoi me Kapidanin e Mirdites e lartesohet cdo martir i mbetur peng pa eshtra ne nji varr gjat dhunes se fillimit te shtetit komunist.

Sado qe jam krenar per lidhjet e mia te gjakut me Kapidanin e Mirdites, jam aq krenar per te gjith mirditasit e frontit antikomunist te cillet u shtypen e u derguen drejt shfarosjes nga regjimi gjakatar i diktatorit Enver Hoxha.

Te dashtun lexues. Pa dashtun tu lodh me gegnishten teme te shkrueme jo aq mire, po ju kerkoj te merrni akt nga kjo gegnishte e persosun me te cillen Ernest Koliqi i prezantohet mbare opinionit Shqiptar per lajmin e permortshem te Kapidanit te Mirdites Gjon Marka Gjoni, merrni akt nga gegnishtja me te cillen Koliqi shkruen jeteshkrimin e kapidanit ,jeteshkrimim e heronjve Mark e Llesh Gjomarkaj por edhe nder telegramet e ardhuna prej Ajkes se Shqipnise pikas e shquan tingulli i rralle i homazhit dhe memorjes.

“Perendia tu Ape durim” -shkruajn Mbreti Leka i pare dhe Mbreteresha ne nji leter dergue nga Madridi bijve te Kapidan Gjonit , Nue e Nikoll Gjomarkaj.

Ndersa u kam kerkue te merrni akt nga shenimet e Koloqit per te lavdishmen histori te Kapidanit te Mirdites, nga ne si tashme te afermit trashegues zakonor te kapidanit te çmuar Gjon Marka Gjoni si dhe nga familja autoktone trasheguese, merrni akt nga perballjet tona me shtetin aktual per ti kthyer nderin dhe historine e munguar Sarajejeve te Kapidanit te Mirdites. Kemi filluar nji beteje qe duhet bere e do ta percjellim me dinjitet deri ne te sosun edhe te jeteve tona per ti kthyer guret e themeleve te Sarajeve ne cdo qosh qe kan qene e per ta kthyer ate seli ne nje muzeum te madh kujtese e memorje.

Kapidani i Mirdites vdiq i merakosun per Mirditen e u shue me gjith djem e bija ku theksoj se Marku e Lleshi u vrane prej komunizmit, Deda, Marta e Bardha u burgosen e internuen prej komunizmit  e Ndoi dhe Nikolla kurr nuk u lejuan prej komunizmit te kthehen ne Atdheun e dashtun ndersa bijve dhe bijave te tyre sot shteti gjoja i shkeputun nga regjimi komunist perton tu ktheje Sarajet e lame me gjak vetem e vetem qe ato Saraje te mos kthehen kurre ne nji Muze Kujtese.

Merrni akt e mendoni se cilla do te ishte shkresa e radhes prej Ernest Koliqit per shtetin Shqiptar para ksaj fotografie mohimi ne emer te mbulimit te veprave tragjike qe sistemi komunist i shkaktoj ktij vendi e dheu .

Lexoni me qetesine e duhun sa shkruan Koliqi e bashke nder shkrime te radhes do te shihemi.

Mirdite me 28 gusht 2022 ne 134 vjetorin e lindjes se Kapidanit te Mirdites Gjon Marka Gjoni.

Me respekt e perqafime per te gjithe patriotet e sotem e me perulje para vepres se rralle te kapidanit Tone Gjon Marka Gjoni.

Juaj Artan Lleshi Gjomarkaj

Mirdite.

Ne vijim te shkrimit gjeni te plote tekstin e botuar ne revisten “Shejzat” mohuar per publikun gjate te gjitha diteve te regjimit komunist.

GJON MARKA GJONI – KAPIDAN’I MIRDITES

Posted on August 28, 2022, in Welcome and tagged , , , , . Bookmark the permalink. Leave a comment.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: